LoqatChat
  Deshmoret e Kombit
 



        Ka Info                        Nuka Info                  Nuka Info

Azemi lindi me 10.5.1968 ne Mushtisht. Ishte fëmija i gjashtë i prindërve Vehbi dhe Ferdeze Behluli. Kur i kishte vetëm gjashtë muaj i vdes babai, kështu që në moshë te njomë ai nuk shijon dashurinë atërore. Fëmijërinë e hershme e kalon ne një skamje të madhe, sepse te gjithë vëllezërit e motrat (Haxhiu, Musliu, Hajrushi, Shyqeria e Elfia) ishin te mitur. Origjina e Azem Behlulit trashëgohet nga gjeni patriotik i nënës së tij, Ferdezes, e cila ishte mbesa e Eqrem Mustafes, bashkëluftëtar i Bajram Currit, si dhe trashëgimi nga babai, Vehbi Behluli, i cili, për shkak të ndjenjave atdhetare, ka qene i leçitur nga regjimi titist deri në vdekje.

Shkollen fillore Azemi e kryen në Mushtisht, ndërsa të mesmen në Therandë. Studion në Fakultetin Ekonomik të Prishtines, por për shkak të rrethanave që u krijuan atëbotë nga regjimi serb, nuk arrin te diplomojë. Prej vitit 1992 punon në ndërmarrjen "Afërdita SH", ndërsa prej vitit 1995 deri me 1997 do ta udhëheqë këtë ndërmarrje.

Veprimtaria e kësaj ndërmarrjeje ka qenë - përgatitja dhe editimi i audio programeve muzikore, kryesisht te këngetares Shkurte Fejza dhe te këngetareve që kanë kultivuar muzikë të mirëfillte shqiptare.

Që prej fillimit të luftës së Ushtrise ÇIirimtare të Kosovës ka ndihmuar këtë ushtri me mjete materiale derisa është inkuadruar edhe vetë drejtëpërdrejtë në radhet e saj.

Me rastin e Thirrjes së Shtabit të Përgjithshem të UÇK-së për mobilizim të përgjithshem, me 1.4.1999, Azem Behluli, me shumë djem të tjerë të fshatit Mushtisht, si Bafti Shala, Gazmend Aliu, Mehdi Jakupi etj., vesh uniformen e UÇK-së.

Azemi iu bashkua radhëve te UÇK-së në fshatin Maçitevë, në Kompanine 11 te Batalionit 1I te Brigades 123 te Zonës Operative te Pashtrikut.

Që nga 23 marsi i vitit 1999, sidomos pas sulmeve te NATO-s mbi caqet e ushtrisë e 18 policisë serbe, forcat serbe fillojne një ofensive në shkalle të gjërë kundër pozicioneve të Ushtrise Çlirimtare tëe Kosovës. Përballjet e UÇK-së me forcat armike në drejtim te këtij fshati fillonin nga Brezovica e Shtërpca, nga Varret e Krushqve mbi Biti, nga Guri i Dellocit, nga Bjeshka e Bukoshit dhe nga Padeshi. Ushtaret e UÇK-së mbronin pozicionet përballë Gurit te Kuq, Gurëve të Tahirit, në Kodren e Studenices dhe mbi Mushtisht. Nga këto pozicione luftëtaret e lirisë i thyen shumë herë forcat serbe, duke iu shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe në armatim, madje gjatë një ofensive iu pat mbetur edhe flamuri i tyre ne Kodren e Studenices.

Në shtator te vitit 1998, kompania e lartpërmendur e pati goditur helikopterin e policise, kur ai kalon mbi pozicionet e UÇK-së te Guri i Kuq në ahishtat e Bugogllaves.

Në betejat e egra e të fuqishme të 19, 20, 21 dhe 22 prillit, që ishin një vazhdimësi e pakëputshme e tyre, mbrojtja e pozicioneve te UÇK-së dhe e popullates zgjati plot 43 ditë pandërprerë derisa forcat serbe u thyen definitivisht dhe lëshuan Kosovën. Në shumë nga këto beteja ranë ushtarë të UÇK-së. Vetëm nga Batalioni i dytë në Budakove kanë rënë 31 dëshmorë.

Në njëren nga këto beteja të ashpra, e cila zhvillohet afër Shkolles Fillore të fshatit Gurkuq dhe e cila kishte filluar me sulmet e forcave serbe në mëngjesin e 20 prillit, bie heroikisht, me 22 prill 1999, në orën 16:30, trimi i këtyre anëve, Azem Behluli. Azemi me shokët e tij nuk kishte lëvizur nga istikami për tri ditë rresht, derisa goditet nga nje plumb snajperi. Po atë natë, Azemi është varrosur nga luftëtaret e lirisë, me nderime ushtarake, në varrezat e fshatit Maçitevë, i bartur dy-tre kilometra nën breshërinë e plumbave nga bashkëluftëtaret: Jakup Jakupi, Bekim Avdylaga, Mehdi Jakupi, Kujtim Jakupi, Medrit Mustafa dhe Avdi Jakupi. Në momentin e rënies në istikam, afër tij kanë qenë, përveç luftëtarëve të lartpërmendur, edhe Burim Abazi, Hysen Bajselmanaj e Faruk Kokaj. Nënë Ferdezja lajmin e kobshëm e mori në Tiranë, atje ku ishte deportuar nga forcat kriminale serbe së bashku me qindra-mijëra shqiptarë të tjerë. Ajo nuk u ligështua, përkundrazi, gjeti forcë e i tha këto fjalë: "Edhe pse e rrita me thonj të duarve, hallall i qoftë gjiri që ja kam dhënë, e paskam pasë rritur për Kosovën!".

Të njëjtën ditë, me 22 prill 1999, përkrah dëshmorit Azem Behluli, plagosen edhe luftëtarët e lirisë: Jahir Ndrecaj, Hysen Ndrecaj dhe Azem Aliu. Në këtë betejë te ashpër e të pabarabartë, armiku pati shume të vrarë e të plagosur.

Bashkëluftetarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin.

 
 
  Heute waren schon 7 Besucher (13 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden